Publikohen fitimet vjetore të Dua Lipës, “The Sun” shkruan për suksesin e saj
Si artistja më e nominuar këtë vit në “Brits Awards 2021”, Dua Lipa tashmë ka arritur majat e suksesit në muzikën pop – dhe kjo para se ajo të largohet me disa çmime të tjera që potencialisht mund t’i fitojë në atë që njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve britanike.
Këngëtarja 25-vjeçare është nominuar tri herë përpara ceremonisë së muajit të ardhshëm, duke përfshirë çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin “Future Nostalgia”, që i solli asaj një sukses të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2020.
Pa dyshim që Dua gjithashtu ka fituar shuma të mëdha, dokumente të reja këtë javë cilat zbulojnë se ajo ka një pasuri të madhe prej 20 milionë funtesh (23.5 milionë euro) fitime vjetore, shkruan “The Sun”.
Por marsin e kaluar, me krizën e COVID që po afrohej ndërsa albumi i saj kryevepër po përgatitej për publikim, gjërat mund të kishin punuar në mënyrë dramatike ndryshe.
Siç zbuloi më vonë vet Dua, menaxherët e saj madje konsideruan tërheqjen e albumit, siç kanë bërë shumë yje të tjerë të famshëm, duke ulur humbjet e tyre pasi industria e muzikës “live” u detyrua të bënte një “pauzë” për shkak të pandemisë.
Por Dua dhe menaxheri i saj rrezikuan, dhe kështu vendosën ta publikojnë albumin “Future Nostalgia” edhe pse në kohë pandemie.
Albumi ka brenda hitet e mëdha si: “Physical”, “Don’t Start Noë”, “Levitating”, “Break My Heart”, etj.