Maqedoni

Ligji për Nënshtetësi, Zaev javën tjetër takohet me Selën

Shpërndaje

Gjatë kësaj jave do të mbajmë takime me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën (ASH dhe A) për tejkalim të problemit me ligjet e bllokuara në Kuvend nga pakoja e masave për të luftuar Kovid-19, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Nesër kam takim përfundimtar me Ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë dhe institucionet e tjera përkatëse për të konkluduar atë që ishte detyrimi ynë nga takimi i duhur për t’i pranuar sugjerimet e dy partive të opozitës – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në mënyrë që të mundemi të mërkurën, të enjten ose të premten ta caktojmë takimi, nga i cili pres që të gjejme zgjidhje të përhershme për marrjen e shtetësisë për ata qytetarë tanë që nuk kanë”, tha Zaev në përgjigje të një pyetje në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai u bëri thirrje të dy partive të opozitës t’i zhbllokojnë ligjet.

“Të vetëdijshëm janë për përfshirjen tonë në proces dhe pranimin tonë të sugjerimeve. Argumentet e dhëna në tryezë janë të pranueshme, ndërsa ata i kuptuan edhe argumentet e ekzekutivit që iu dhanë atyre si deputetë. Apeloj t’i tërheqin amandamentet në mënyrë që të zhbllokohen të gjitha ligjet nga pakoja e masave për luftën kundër Kovidit”, tha Kryeministri.