Filipçe tregon arsyen se pse i vendosën masat e reja një javë para Ramazanit
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar, se masat anti-Covid, të cilat u miratuan dje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk janë vendim politik.
Sipas tij, masat u vendosën një javë para agjërimit, pasi siç tha, nuk mund të përballohej një situatë e njëjtë që ndodhi vitin e kaluar, kur kishim mos respektim të masave e cila rezultoi me rritjen e rasteve të reja nga Covid-19.
“Kurba epidemiologjike tashmë barazohet dhe presioni ndaj spitaleve, konkretisht, këto dy-tre ditë sa i takon asaj që ishte para dy javësh, edhe në Shkup edhe në disa qytete, jo gjithkund, tashmë ulet.
Që do të thotë, se edhe masat aktuale, japin rezultate adekuate. Por, çfarë është ajo që duam të parandalojmë? Në këtë situatë kur kemi spitale të ngarkuara, në mënyrë shtesë situatën do ta komplikonte ajo çfarë presim të ndodh gjatë kohës së festave.
Nëse nuk respektohen masat, siç ndodhi vitin e kaluar, ne nuk mund të përballojmë, as do të mund të menaxhohet mirë.
Kjo është arsye, se pse këtë periudhë, në prag të festave, një javë para fillimit të agjërimit. Pashkët bien rreth 1 majit, konsiderojmë se duhet restrikcion i tillë shtesë, që në mënyrë shtesë të ulet presioni ndaj spitaleve dhe në mënyrë shtesë të bie numri i rasteve të reja”, tha Filipçe, transmeton TV21.