Taravari takohet me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim ambasadoren e Republiës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesinë e saj, Nives Tiganj.

Në takim, kryetari Arben Taravari dhe ambasadorja Nives Tiganj u dakorduan për bashkëpunim mes Komunës së Gostivarit dhe Ambasadës së Kroacisë në Shkup.

Po ashtu u bisedua edhe për aktualitetin politik në vendin tonë, nevojën e konsensusit për ndryshimet kushtetuese dhe krizën energjetike.

Kryetari Arben Taravari falënderoi ambasadoren Tiganj për rolin, kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit kroat në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Për shkak Komuna e Gostivarit tashmë ka binjakëzim me Komunën Sveta Nedelja, kryetari Taravari shprehu gatishmëri që bashkëpunimi të thellohet edhe me ndonjë komunë tjetër të kroacisë.

Ambasadorja Tiganj shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë mes Ambasadës së Koracisë dhe Komunës së Gostivarit, komunë nga e cila ka shumë banorë që sot jetojnë dhe japin kontributin e tyre në Kroaci.