Rajoni

Vitia: Situata është shumë e rëndë, varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media bashkë me Ministrin e Financave, Transfereve dhe Punës ku është deklaruar për masat anti-COVID.

Ministri Vitia deklaroi se duhet me doemos të respektohen të gjitha masat, sidomos ato bazike që kanë të bëjnë me luftimin e virusit COVID-19.

Ai theksoi se vetëm sot pati 14 vdekje, qytetarë që humbën jetën si pasojë e këtij virusi brenda 24 orëve.

“Ngushëllimet më të sinqerta më të dashurve të tyre. Në anën tjetër ka mbi 900 e disa prej tyre dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.Kemi personelin shëndetësorë që përkundër se ka filluar vaksinim i tyre përballen vazhdimisht me këtë situatë. Kemi qytetarët të tjerë të cilët nganjëherë s’po munden të marrin as trajtimin me kohë. Situata është shumë e rëndë sidomos në institucionet tona shëndetësore.Qytetarë, varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm sepse përhapet shumë më shpejtë, shumë agresiv dhe i prek moshat e reja të cilët parashihet të vaksinohen tek në fazën e tretë.Duhet të mbrojmë jetën e secilit sepse çdo jetë është e vlefshme. Masat kufizuese kanë dëshmuar se si të efektshme në përputhje të mbajtjes në kontroll të pandemisë.Kësisoj kemi nevojë për të gjithë tani.Situata është rënduar edhe pas fillimit të vaksinimit në vende si Franca, Belgjika, Britania e Madhe të tjera ndonëse kanë filluar vaksinimin më herët dhe shumëfish më të lartë kanë masa tejet kufizuese”, tha ai.

Arben Vitia shtoi se kujdesi i shtuar dhe masat e reja përfshirë ato kufizuese e ndihmojnë procesin e mbrojtjes dhe se vetëm kështu maksimizohet përpjekja për mos-lejimin e përhapjes së virusit COVID-19.