RajoniTop Lajme

Kujt do t’iu konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Shpërndaje

Para disa ditësh nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar se është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Koncept-dokumenti parasheh që hetimi për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, e cila duhet të justifikohet, të bëhet për 21 vjetët e fundit, por ministria ka cekur që qytetarët e zakonshëm nuk do t’i përfshijë.

Zëvendësministri, Blerim Sallahu, ka konfirmuar për InDoks që ligji do të jetë selektiv, i fokusuar jo tek krejt qytetarët që mund të kenë përfituar pasuri të paligjshme, por target e ka veç një pjesë të shoqërisë kosovare.

“Në këtë ligj nuk do të futen qytetarët që nuk kanë punuar në institucione publike, pasi e dijimë që mbas luftës kemi pasur një ekonomi jo formale dhe është e pamundur që të verifikohet një para e tillë që është e kundërligjshme apo një prone e tillë. Ne do t’i tjetërsojmë shërbyesit civil, zyrtarët publik që janë të emëruar që i kanë shërby shtetit”, ka thënë Sallahu për Indoks.

Kurse Ehat Miftaraj, nga Instiuti i Drejtësisë së Kosovë ka edhe vërejtje të tjera për aspekte shumë më specifike të këtij ligji dhe thotë që do t’i përfshijë qytetarët.

“Ligji në momentin që miratohet një ligj nuk mund të miratohet vetëm për një kategori të qytetarëve ka karakter ndaj gjithave kategorive në tërë territorin kështu që sigurisht do të përfshi qytetarin më të thjeshtë që s’ka qenë pjesë e jetës publike, ka pasur biznese ka pasur të ardhur që kanë mundur të vinë nga diaspora”, ka thënë Miftaraj.