ShowbizTop Lajme

Paratë e kursyera për iPhone 12 i shpenzoi për COVID, qytetari ia blen Çun Lajçit telefonin e premtuar

Shpërndaje

Aktori Çun Lajçi, para disa ditësh kishte bërë të ditur se për tetë muaj nuk e ka shpenzuar fare pensionin e tij, pasi kishte kursyer para për ta blerë një telefon të ri.

Lajçi kishte shkruar në “Facebook” se i ka kursyer paratë për ta blerë një telefon të modelit iPhone 12, por kjo i ishte pamundësuar pas infektimit me COVID-19.

“Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarëve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!”, shkruan ai në Facebook.

E qytetarët në postimin që ka bërë vetë Çun Lajçi janë shprehur të gatshëm që të kontribuojnë me mjete financiare dhe ta ndihmojnë aktorin që ta blejë një iPhone 12.

E këtë e ka bërë sot një prej qytetarëve, i cili kishte premtuar se do të ia blinte Lajçit telefonin.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga emisioni “N’frekuencë”.