Rajoni

Shefqet Krasniqi: Dobitë shëndetësore nga agjërimi i Ramazanit nuk kanë fund (Video)

Shpërndaje

Ish imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit ka folur rreth dobitë e agjërimit.

Krasniqi në N’drrimin e Natës në Klan Kosova tha se sikur njerëzit të dinin vlerën dhe rëndësinë e agjërimit do ta prisnin dhe përcjellnin me lot.

Tutje Krasniqi foli edhe për dobitë shëndetësore që vijnë nga agjërimi.

“Ramazani është sprovë e madhe, pa ujë një njeri nuk mund të qëndrojë më shumë se 7-8 ditë ndërsa pa ushqim mund të qëndrojë deri në një muaj madje edhe më shumë varësisht nga faktorët tjerë trupor ndërsa pa ajër mund të qëndrojë 1-2 minuta. Por interesi i agjërimit i kthehet besimtarit pasi Zoti nuk ka dobi nga agjërimi ose mos-agjërimi i një personi por agjërimi i kthehet besimtarit si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore”, tha Krasniqi.