MaqedoniTop Lajme

Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, uron Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Shpërndaje

Në shenjë respekti dhe konsiderate të veçantë, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup i përcjell urimet më të përzemërta Akad. Prof. Dr. Justina Shiroka-Pulës me rastin e zgjedhjes së saj në detyrën e lartë të Presidentes së Republikës së Kosovës, duke i uruar sukses, urtësi dhe mbarësi në ushtrimin e përgjegjësive të reja shtetërore.

TELEGRAM URIMI
E nderuara Zonja Presidente,
E nderuara Akad. Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula,
Në emrin tim personal dhe të strukturës akademike të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta dhe më të përzemërta me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën e lartë të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Marrja e kësaj përgjegjësie shtetërore në krye të shtetit dëshmon më së miri profilin tuaj të shquar prej personaliteti të lartë intelektual, figure të spikatur shkencore dhe kontributit tuaj të jashtëzakonshëm ndër vite në fushën e shkencës, arsimit dhe zhvillimit shoqëror. Jemi të bindur se urtësia, vizioni juaj strategjik dhe integriteti i lartë moral që ju karakterizojnë, do të udhëheqin Kosovën drejt sukseseve dhe arritjeve të reja.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup mbetet i përkushtuar në forcimin e urave të bashkëpunimit shkencor, arsimor dhe kulturor, duke parë te udhëheqja juaj një garanci më shumë për thellimin e lidhjeve tona akademike dhe kombëtare.
Ju uroj shëndet të plotë, energji dhe suksese të pakompromisa në përmbushjen me sukses të misionit tuaj të lartë shtetëror në shërbim të qytetarëve dhe perspektivës euroatlantike të vendit.
Me respektin dhe konsideratën më të lartë,
Prof. Dr. Bekim Fetaji
Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup