RajoniTop Lajme

“Godasim në prill, ka efekt politik”/ Zbardhen përgjimet e kontrollorëve, përmendet edhe Ilir Meta

Shpërndaje

Prokuroria ka në dorë prova të forta kundër organizatorëve të grevës që paralizoi për dy ditë transportin ajror në Shqipëri.

Pavarësisht se kontrollorët dhe avokati i tyre mundohen të justifikojnë si një stres kolektiv dhe jo grevë, provat janë shumë kokëforta. Prokurorët kanë zbardhur bisedat në whatsapp mes një pjese të kontrollorëve të cilët që në prill të vitit 2020 po organizoheshin për të reaguar ndaj humbjes së një pjesë të pagave të tyre.

Por në fund të vitit 2020 dhe në javët e para të 2021 ata nisën të marrin edhe mendimin dhe miratimin e kolegëve të tjerë me votim. Ndërsa kishin nisur të realizonin bisedime dhe takime për të zgjidhur kërkesat e tyre, zbulohet se në datën 12 mars mes dy kontrollorëve të quajtur Erjon dhe Emiljano është zhvilluar një bisedë në whatsapp në mbrëmjen e 12 marsit të këtij viti në të cilën thuhet:

Erjoni: Unë për vete nuk jam më e bë tani o nuk dua t’i prish punë. Për mua në fillim Prilli pas gjyqit. Trafiku (lëvizja e avionëve) është shtuar dhe zgjedhjet janë afruar.

Emiljano: Mesi i Prillit është perfekt. Se goditja është më e madhe politikisht. Nuk kanë kohë të amortizojnë.

Në komunikime flitet për dorëzimin në grup të letrave të paaftësisë e më pas për takimin e do zhvillohej me Presidentin Meta.

Ja çfarë shkruajnë:

Mimi: Takimi ne presidencë është kot. Meta si kryetar shteti do me e shfrytëzuar kundër Ramës.

Erjoni: Meta do ofrojë mbështetje mediatike vetëm që t’i japim një kauzë më shumë. Mund të na interesojë nëqoftëse na premton që po morën pushtetin, të na kthejnë aty ku ishim.

Këto biseda janë zbardhur nga prokuroria në momentin që u sekuestruan telefonat. Aty janë të zbardhura komunikimet ku diskutohej dhe planifikohej se çfarë do bënin nëse ndërprisnin punën, sepse qeveria do e kishte një plan rezervë./Top Channel