Mijallkov shpallet fajtor dhe dënohet me 8 vjet burgim për rastin “Thesari”
Për mënyrën e prokurimit të pajisjeve britanike për përgjim përmes kompanisë ndërmjetëse ish-krerët e DSK-së u dënuan me burg. Ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov është dënuar me tetë vjet për rastin “Thesari.” Ish agjenti në arrati Goran Grujevski mori dënimin më të lartë, 15 vite. Nga 5 vjet u dënuan Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, i cili ishte shef i kabinetit të Mijallkovit. Rreth 160,000 euro dhe disa automjete do të konfiskohen nga kompania “Finzi”, e cila ishte ndërmjetësuese për prokurimin e pajisjeve të përgjimit. Gjykata vendosi gjithashtu që të pandehurit ta kthejnë dëmin në arkën e shtetit në shumë prej rreth 600,000 euro.
Sidoqoftë, për fat të keq, kjo është rast në të cilin interesi privat është vendosur para atij shtetërorë kurse të akuzuarit që është dashur të mbrojnë interesin shtetëror janë pikërisht ata që duke përdorur pozicionin dhe autoritetin e tyre zyrtar kanë shkelur rregullat, për të realizuar interes privat- deklaroi Xheneta Begoviq- gjykatëse.
Prokurori Trajçe Pelivanov kërkoi nga Gjykata Penale që të urdhërojë arrestimin e Mijalkov në rastin “Thesari” dhe të heqë paraburgimin e tij në rastin “Target – Fortesa”. Arsyeja për këtë është rreziku që Mijalkov pas 27 prillit të mund të dalë nga paraburgimi kurse financat i lejojnë të jetojë i qetë në arrati. Avokatët e Mijalkovit pohonin se ai nuk do të arratiset.
Informacioni i konfirmuar nga “Europol” se i akuzuari Sasho Mijalkov ka leje qëndrimi dhe adresë të regjistruar në Pragë të Republikës Çeke, por gjithashtu zotëron dy automjete të regjistruara në emrin e tij- tha Trajçe Pelivanov- prokuror.
Masa e shqiptuar e paraburgimit duke cituar nenin 174, paragrafin 4 nga ligji për procedurë penale, është e paligjshme, nuk ka bazë dhe kurrfarë mbështetje ligjore-Petar Vasilev, avokat.
Megjithatë, Gjykata penale Mijallkovit i shqiptoi masën e re të paraburgimit dhe ai pas grilave në Shutkë do mbetet deri në plotfuqishmërinë e vendimit për rastin “Thesari”, e jo siç ishte rasti me lëndën “Target-Fortesa” ku paraburgimi prej 60 ditëve skadonte për dy javë. Mijalkov në rastin me përgjimet morri 12 vite burg, dhe tani edhe me këtë rast ai dënohet me 20 vjet pas grilave.