Maqedoni

Kreu i BFI-së: Kthyem një pronë prej 240 mijë m2, do kthejm edhe tjera

Shpërndaje

Që nga ardhja ime në krye të BFI-së kemi lëvizje shumë positive në drejtim të denacionalizimit të proanve të BFI-së, than ë Klan Debat Kreu I BFI-së, Shaqir Ef.Fetahu.

Konkretisht ai nuk deshi të prononcohej duke thënë se për këtë cështje të ndjeshme do të flitet në një muajt apo dy muajt e ardhshëm.

“Ne presim të na kthehen objektet e rëndësishme të kulturës islame, prona të ndryshme. Para një muaj kthyem një pronë shumë të madhe prej 240 mijë metra katrorë. Vendi është në mes Vrapçishtit dhe qytetit të Gostivarit dhe shumë shpejtë do të kthejmë edhe prona tjera, por kemi edhe strategji se cfarë investimesh duhet të bëhen në vendin vakëfeve të kthyera” – ka thënë në Klan Debat, Kreu I BFI-së, Shaqir Ef.Fetahu.

Ai tha se agjencia turke TIKA ka marrë përsipër që ta ndërtojë e meremetojë Xhaminë e Prilepit dhe se shumë shpejtë kjo xhami do ta ketë formën e duhur.