Në Turqi ndërpritet ndeshja – lojtarët dhe portieri që ishin me agjërim bëjnë iftar (Video)
Në ndeshjen Giresunspor-Keçiörengücü, e vlefshme për janë e 30-të të Ligës së Parë të Turqisë, përballja u ndal për disa momente, derisa lojtarët që ishin me agjërim bën iftar.
Ndeshja Giresunspor-Ankara Keçiörengücü, u ndërpre për disa momente në minuan e 10-të.
Në ndeshjen e luajtur në ditën e parë të Ramazanit, futbollistët e ekipit vizitues u afruan tek vija për të prishur agjërimet e tyre, dukë bërë iftar.
Një zyrtar i ekipit u dha katër futbollistëve hurma, ujë dhe banane.
Në video shihet edhe portieri që pi ujë në ato momente.
🕌 GZT Giresunspor – Ankara Keçiörengücü maçında yaşanan sakatlık ile ezan saati denk gelince, oyuncular maç sırasında oruçlarını açtı. #beINSPORTS pic.twitter.com/Fec6Q5ERKP
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) April 13, 2021