Shider me propozim për Shkupin dhe Sofjen! Historian nga Evropa të marrin pjesë në Komisionin historik
Është e pa pranueshme bllokada e Bullgarisë për fillim të negociatave mes Maqedonisë dhe BE dhe se bëhet fjalë për çështje bilaterale – thotë eurodeputeti Andreas Shider. Në lidhje me amendamentin e propozuar në Parlamentin evropian, me të cilin dënohej gjuha provokuese e Sofjes, ai theksoi se është i befasuar nga ajo që nuk ka pasur shumicë për miratim, pot thotë se qëllimi është arritur që të hapet debat në të cilën është munduar që të kritikojë sjelljen e Bullgarisë. Ai propozon që disa historian eminent nga Evropa të marrin pjesë në Komisionin e përbashkët historik maqedono-bullgar.
“Kam një sugjerim, nëse Komisioni historik, i cili në fakt nuk punon, ka ngecur për shkak të procesit politik, ndoshta duhet të gjejmë dy apo tre historian eminent nga BE të cilët do të udhëheqin debat të mirëfilltë historik pa ndonjë dimension të brendshëm politik”, u shpreh Andreas Shider – Euro-deputet.
Shrider theksoi se debatet historike dhe rrugët pa dalje nuk çojnë askund, ndërsa vlerësoi se bllokimi i fillimit të negociatave është kundërproduktiv.
“Dritë jeshile për negociatat aderuese është rruga më e mirë që të zgjidhen çështjet e përditshme, siç janë raportet ndër-fqinjësore dhe raporti i përgjithshëm për progresin e vendeve. Politikanët fillojnë të përgatitin çështje të identitetit çdoherë kur nuk janë të aftë tu përgjigjen çështjeve themelore për jetesë siç janë puna, ekonomia, shëndetësia, mjedisi jetësor, arsimi dhe ardhmëria e qytetarëve”, tha Euro-deputeti Andreas Shider.
Euro deputeti dhe njëkohësisht raportuesi për Maqedoninë, Ilhan Quçuk, bëri thirrje që të ndalojnë me ndërtimin e mureve dhe se edhe pse është thyer besimi mes Sofjes dhe Shkupit, ajo duhet të kthehet dhe fokusi të vendoset në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.
“Çdo çështje bilaterale me Bullgarinë është e rëndësishme dhe mendoj se nëse është thyer besimi, mënyra e vetme për tu kthyer përsëri në tavolinë është ta ripërtërijmë besimin. Nuk na nevojitet retorika nacionaliste e cila vjen nga të dy anët. Duhet të qetësohemi, duhet të ulemi dhe të udhëheqim bisedime të bazuara në planin Aksionarë”, deklaroi Ilhan Quçuk – Euro-deputet.
Në brifingun e Shrider dhe Quçuk, i cili ishte për progresin e vendit, u vlerësua se ekziston përparim vazhdueshëm në reforma. Shider njëkohësisht e shfrytëzoi mundësinë të vlerësojë ndihmën e dobët të BE ndaj Maqedonisë në lidhje me vaksinat./TV21