Snopçe: Regjistrimi u shty nga friga e numrit të shqiptarëve jo nga pandemia
I ftuar në emisionin “ENTER” në Tv Shenja, Deputeti Halil Snopçe ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vendë,më theks të veçantë propozim ligji për shtetësinë i opozitës shqiptare,shtyerja e regjistrimit dhe puna e Kuvendit.
Deputeti Snopçe duke folur për shtyerjen e regjistrimit ka thënë se të gjitha parametrat tregojnë se për këto 20 vite numri i shqiptarëve është rritur shumë në raport me maqedonasit të cilët kanë rënje të numrit të popullatës.
Prandaj, arsyetimi me Pandeminë në fakt ishte vetëm justifikim për të fshehë arsyen e vërtetë,ai është numri i shqiptarëve që është rritur dukshëm nga regjistrimi i fundit, sepse nëse ju referohemi shifrave zyrtare vetëm duke e marrë për bazë natalitetin dhe mentalitetin duket qartë se friga qëndron tek numri i shqiptarëve dhe jo pandemia,por ajo që na brengosën më shumë është pozicioni i BDl e cila e përkrahi shtyerjen bashk me VMRO dhe LSDM,kurse ne si opozitë shqiptarë shfrytëzuam të gjithë mekanizmat demokratik dhe ligjorë për ta penguar por aq është forca jonë me 12 deputet në raport me 108 deputet të tjerë përball nesh.
Snopçe tha se pamvarsisht shtyerjes diaspora nuk duhet të demotivohet por duhet edhe më fuqishëm të vazhdojë me regjistrimin. Ka deklaruar Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe