Maqedoni

Regjistrimi i filloristëve do të bëhet “online”

Shpërndaje

Nga muaji Maj, regjistrimi I filloristëve në klasë të parë do të realizohet në formë eletkronike. Së shpejti, e njejta procedurë do të zbatohet edhe në arsimin parashkollor dhe atë të mesëm. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska tha se anë digjitalizuar edhe shumë shërbime tjera në fushën e arsimit si: konkursi për bursa për nxënës dhe studentë, pranimi në konvikte si dhe nostrifikimi i dëftesave dhe diplomave. Ndërkohë, studentët urgjentisht kërkojnë digjitalizimin e shërbimeve në fakultete pasi gjendja momentale krijon rrëmujë dhe shpesh herë edhe humbje të afateve për provime.

Shërbimi më I pëlqyer për mua dhe që duhet të startojë prej muajit Maj, është regjistrimi në shkollat fillore, shërbimi online për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë. Jam e sigurt se prindërit do ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe do të kemi më pak rrëmujë në shkollë gjatë regjistrimit të nxënësve në arsimin fillor. Më tutje, do të punojmë edhe për arsimin e mesëm”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

“Problemet me të cilat ballafaqohen studentët janë se nuk ka tabela informuese, nuk ka sistem të pritjes me numër, kryhen shërbime pa radhë, krijohet rrëmujë. Në momentin që arrihet në radhë, punonjësit administrativ aspak nuk janë mikpritës dhe nuk të ndihmojnë”.