Rajoni

Rama: Të hënën nis vaksinimi i punonjësve të hotelerisë, jam i shqetësuar për Kosovën

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se të hënën në vend do të nisë vaksinimi edhe për punonjësit e shërbimeve të hotelerisë. Në një intervistë për emisionin “ZGJEDHJE 2021 në V+”, Rama tha se nuk do të kishte asnjë kufizim për pushuesit shqiptarë.

Ndërkohë që parashikoi edhe rritje të shifrave, duke shtuar edhe se “fajtor” do të ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

“Të hënën nis vaksinimi i punonjësve të hotelerisë. E shoh me shqetësim atë që po ndodh në Kosovë. Shpresoj që ta përshpejtojë procesin e vaksinimi dhe ideja është që nuk do ta mbyllim kufirin, as për ata nga Maqedonia e Veriut. Po të jenë shqiptarë nuk do të ketë asnjë kufizim. Do jetë sezon i lehtësuar. Do kemi pasoja, rritje të infektimeve shumë shpejt. Faji i kësaj që po bën Lulzim Basha. Pas nja 10 ditësh mund të fillojmë të shikojmë rritje. Do ketë por shpresoj mos të jetë e lartë. E shihni çfarë po ndodh në Greqi? 114 të vdekur. Është numër tronditës. Nuk është diçka që bëhet me program elektoral.”-tha Rama.