Maqedoni

BDl i ka të gjitha kapacitetet për t’u marrë me Agjendën e Gjelbër, thotë Ahmeti

Shpërndaje

Kreu i BDl-së, Ali Ahmeti në Click Plus në TV21, foli edhe për Agjendën e Gjelbër të cilën e publikoi më 5 qershor me rastin e 19-të vjetorin e BDl-së. Ahmeti thotë se BDl-ja është vlerë për kombin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se ka kapacitet që të merret me Agjendën e Gjelbër.

“BDl është vlerë për kombin shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Dhe për këto çerek shekulli ka investuar shumë për ngritjen e kuadrove, për ngritjen e ekspertëve të fushave, për të zgjeruar diapazonin e njohurive dhe diturive dhe mendoj se BDl i ka të tëra kapacitetet që të merret me këtë platformë të cilën e ka publikuar me rastin e 19-të vjetorit të BDl-së”, tha kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti në Click Plus.