“Jam mësu tu prit, tash edhe Vetëvendosjen po e presim”, rrëfimi prekës i nënë Ferdonijes në ditën e Çlirimit
Dita e çlirimit të Gjakovës, sjell vetëm dhimbe për Ferdonije Qerkezin nga Gjakova.
Ajo humbi në luftë katër djemtë dhe bashkëshortin. Tash e 22 vjet jeton me kujtimin për më të dashurit e saj, kurse festat për të nuk kanë ndonjë rëndësi.
Në ditën e Çlirimit të Gjakovës, Ferdonija ka ka rrëfyer për ndjesinë që ia kujton 14 qershori.
“Kjo ditë më kujton të zezën teme, se nuk jam hiq për me fol. Është ditë çlirimi por çka për mu, shyqyr që është çliru populli i Kosovës së për mu mos vetë halli”, ka thënë Qerkezi për Infokus.
E për të 14 qershori i 1999 ishte gëzim i ndalur në gjysmë.
Ndonëse ishte e lirë të shkonte në shtëpinë e saj, ajo nuk e gëzoi kurrë këtë liri më familjaret e saj.
“Atë ditë u kujtojmë më ditë gëzimi, sepse u gëzum që u hi NATO-ja, por për fat të keq, popull shpëtoj por unë katër djemtë dhe bashkëshortin nuk takova asnjëherë, kështu që është gëzim i gjysmum për mu, më pa djemtë e mijë ish kanë gëzim i plotë. Kështu që data e festave vijnë e shkojnë por për mu çka?”, shprehet ajo.
E duket se edhe shpresa i janë venitur që familjaret e saj do të gjendet ndonjëherë.
Mirëpo ajo po pret nga Qeveria Kurti që t’ia plotësoj ëndrrën e vetme.
“Po unë jam mësu që 22 vjet më pritë, pritë nga ajo parti pritë nga kjo parti, tash edhe partinë e Vetëvendosje po e presim çka po bon, jemi mësu tu prit qashtu”, thotë Qerkezi.
Kujtojmë që më 14 qershor 1999 qytetarët e Gjakovës u çliruan nga forcat serbe.