Mashtrohet pejani – I dha 29 mijë euro, nuk ia sjellin veturat që i bleu

Shpërndaje

Një person nga Peja ka raportuar në polici se me datën 9 nëntor 2022 ka rënë pre e një mashtrimi të rëndë, shkruan Insajderi.

Viktima kishte bërë një marrëveshje gojore për blerjen e dy veturave.

Për këtë marrëveshje të dyshuarit ia ka paguar 15 mijë euro kesh dhe 14 mijë euro përmes gjiro llogarisë, mirëpo i dyshuari nuk ia ka sjellë veturat.

Policia ende nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.