Kurti uron për 16-vjetorin e Pavarësisë me një video që shfaq historinë e Kosovës

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vendosur që ta urojë këtë festë përmes një video që shpërfaq shkurt historinë e Kosovës, përcjell albazone media.

“Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë!”, ka shkruar Kurti krahas videos.

Kujtojmë se Kosova shpalli Pavarësinë në një mbledhje të jashtëzakonshme të vitit 2008 ku merrnin pjesë 107 nga gjithsej 120 deputetë.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 107 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Prishtinës.