Nga 1 korriku derivatet e naftës do të shtrenjtohen për 3.5 denarë
Prej më 1 korrik, çmimet e derivateve të naftës do të rriten për 3.5 denarë. Kështu paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev dhe këtë e arsyetoi për shkak të siç tha taksës ekologjike, të cilën Qeveria e ka llogaritur në rishikimin e buxhetit si të ardhura shtesë. Në anën tjetër, Zaev ka premtuar se këtë vit, do të bëjnë çmos që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për amvisëritë dhe se po punohet në uljen e TVSH-së së çmimit për amvisëritë. Parashihet, që TVSH-ja të ulet prej 18 në 5%. Për këtë, Zaevi tha se kanë pajtim edhe me opozitare, VMRO-DPMNE.
“Agjenda është e qartë. Shteti ka një strategji për lehtësim të butë të liberalizmit dhe hapjen e tregut, që nënkupton se kompanitë nuk e kanë patjetër të blejnë çmim të rregulluar. Ata shkojnë në treg dhe me këtë nuk do të duhet të paguajnë më shtrenjtë çmimin për personat fizik. Në rrethana të tilla, kur çmimet e berzës nga 55 dollarë apo euro për KE, tani janë ndryshuar në 70, 75 – ne si shtet, mendojmë që në dalje të koronakrizës, duhet të bëjmë çmos të mos ketë rritje të çmimit të rrymës, së paku jo deri në fund të këtij viti”.
Ai ka sqaruar, se shtrenjtimi i derivateve vjen për shkak të taksës ekologjike, dhe jo rritjes së akcizës. Më herët, ministri i Financave Fatmir Besimi pati thënë se ende nuk ka vendim qeveritar për taksën ekologjike dhe se do të bëhej përmes konsultimeve të palëve të prekura.