MaqedoniTop Lajme

“Bullgaria të gjejë zgjidhje, siç bëri Greqia”! Ish-kryeministri grek me apel në trevjetorin e Marrëveshjes së Prespës

Shpërndaje

Ashtu siç gjeti Greqia vullnet për zgjidhje me Maqedoninë e Veriut, njëjtë duhet të bëjë edhe Bullgaria, porosit ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras, në një intervistë për Agjencinë Mediatike Informative, në tre vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Fatkeqësisht, tashmë kohë të gjatë shohim tendenca për kthim në të kaluarën për ngrirje të Konferencën ndërqeveritare nga ana e Bullgarisë. E kupton zhgënjimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Thjesht mund të them se sado e vështirë të jetë, miku Bullgari, duhet të gjejë, siç gjetëm edhe ne, vullnet politik për zgjidhje të përbashkëta e të pranueshme që çojnë përpara, në vend se të na mbyllin në të kaluarën”, deklaroi Aleksis Cipras – ish-kryeministër i Greqisë.

Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, partia SIRIZA që drejtohet nga Cipras, i humbi zgjedhjet. Në Qeveri tani është “Demokracia e Re” e Kirijakos Micotakis, i cili në 2018 ishte kundër marrëveshjes duke e konsideruar të dëmshme për interesat kombëtare greke. Sot, tre vite më vonë, Qeveria e Micotakis e respekton Marrëveshjen, gjë që e bën Ciprasin të buzëqeshë.

“Sido që të jetë, Greqia ka ndryshuar, Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe askush nuk mund të na kthejë prapa. Sa here që e dëgjoj Zoran Zaev kur thotë se Kryeministri Micotakis po lufton për të respektuar marrëveshjen dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, unë buzëqesh dhe mendoj: Askush nuk mund të na kthejë prapa”, shtoi ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

“Si politikanë progresistë, jemi këtu për të promovuat zgjidhje, edhe nëse kanë çmim”, shprehet ish-kryeministri i Greqisë. Vlerëson se me Marrëveshjen e Prespës shumë gjëra kanë ndryshuar, por ka mundur të arrihet edhe më tepër dhe edhe më shumë gjëra të ndryshohen për të mirë. Përfundon se me Marrëveshjen e Prespës, Bashkimi Evropian ka qenë i obliguar ta zhbllokojë procesin e zgjerimit, ta përforcojë rolin e tij në rajon dhe të japë dritë jeshile, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë.