MaqedoniTop Lajme

Takohen Pendarovski dhe Erdogani: Turqia për Maqedoninë, një nga partnerët më të rëndësishëm

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në takim, është konstatuar se raportet bilaterale në mes të dy shteteve janë të mira dhe se Pendarovski, ka shprehur falenderime për ndihmën që Turqia ia ka dhënë vendit qysh në ditët e para të pandemisë së Covid-19.

Presidenti Pendarovski e ka falënderuar edhe për 30.000 vaksinat, që Turqia ia dha Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski ka theksuar se Turqia për Maqedoninë e Veriut paraqet një nga partnerët ekonomikë më të rëndësishëm dhe se jemi të përgatitur për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, si në lidhjet tregtare, ashtu edhe në pjesën e investimeve turke në vendin tonë. Njëkohësisht, presidenti Pendarovski ka shprehur pritshmëri se në periudhën që vijon, të dy shtetet do të fokusohen sa më shumë që munden në bashkëpunimin ekonomik, si segment i rëndësishëm jo vetëm për përmirësimin e raporteve të përgjithshme, por edhe për tejkalim sa më të ejtë të pasojave ekonomike të shkaktuara nga Covid-19”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e Presidencës së Maqedonisë së Veriut.