MaqedoniTop Lajme

Zaev dhe Borisov nga Sofja: Popujt tanë janë shumë të afërt dhe bashkëpunues, nuk do të lejojmë që urrejtja të zhvillohet te të rinjtë

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i filloi aktivitetet në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Bullgarisë me takimin me kryetarin e partisë GERB dhe ish-Kryeministër, Bojko Borisov.

Në takim, ku mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, u shpreh dëshirë, bazuar në përvojat e mëparshme pozitive nga përgatitja dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bazuar në lidershipin e Bullgarisë në drejtim të zgjerimit të BE-së kur kryesoi me Këshillin e Bashkimit Evropian, të vazhdojë me dinamikë të re mbështetja e proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë bisedës u tha se Qeveria zyrtare e Republikës së Bullgarisë e ka kompetencën e plotë dhe mundësinë kushtetuese të zgjidh çështjet aktuale të hapura.

Kryeministri Zaev në takim theksoi se ai dhe delegacioni qeveritar janë në Sofje për të investuar përpjekje për ndërtimin e besimit dhe për të bërë hap para drejt zgjidhjes, sepse populli maqedonas dhe bullgar janë të afërt dhe natyrshëm thirren për bashkëpunim.

Ai shtoi se Sofja ka rëndësi të veçantë për integrimin maqedonas sepse pikërisht këtu u vendosën konturet e Marrëveshjes s Prespës gjatë Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018 dhe se ato përvoja të përbashkëta nga e kaluara duhet të jenë nxitje dhe mënyrë për gjetjen e zgjidhjeve për situatën aktuale mes dy vendeve.

Zaev dhe Borisov theksuan se si hap drejt ndërtimit të miqësisë dhe besimit është e mirëpritur ideja për organizimin e forumit mes të rinjve dhe organizatave të të rinjve nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria, për të diskutuar të ardhmen e përbashkët dhe se ky është edhe një nga detyrimet e liderëve politik, të kërkojnë zgjidhje për shkak të të rinjve dhe për ardhmërinë e tyre.