RajoniTop Lajme

Osmani e Erdogan biseduan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në SEECP në Antalya të Turqisë, ka takuar edhe presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

Osmani ka thënë se në këtë takim me homologun e saj turk ka diskutuar për raportet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha

Ndërsa e ka falënderuar për përkrahjen që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya.

“Në një takim shumë përmbajtjesor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya”, ka shkruar Osmani në faqën e saj në Facebook.