Miratohet projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale
Qeveria ka miratuar projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale.Në mbledhjen e mbajtur sot, këtë projektligj e ka iniciuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.“Sot para jush paraqes projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, duke pasur parasysh vështirësitë e trajtimit të lëndëve komerciale nga gjykatat themelore ka stërzgjatur kontestet komerciale”, ka thënë Haxhiu.