RajoniTop Lajme

MOMENTI RRËQETHËS! 3-vjeçarja vendos lule në vendin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi

Shpërndaje

Eduarti, Silvana, Eva dhe Anastasia Gushi u vajtuan sot nga të afërmit e tyre teksa u përcollën për në banesën e fundit, ndërsa në vendin e aksidentit që iu mori jetën, janë vendosur lule.

Momenti prekës ishte kur një vogëlushe 3-vjeçare, e shoqëruar nga daja, vendosi lule në vendin ku ndodhi aksidenti, ndërsa bëri thirrje për shoferët teksa tha ‘ecni me avash’, ndonëse është një fëmije. Një thirrje e pati edhe daja e vajzës së vogël i cili nuk mohoi se edhe ai vetë kishte ecur ndonjëherë shpejt, por theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më pas këtij aksidenti, duke kërkuar edhe nga shoferët e tjerë të njëjtën gjë.

“Jemi thjesht rastësisht, kaluam, e menduam si gjest. Mbesa i pa fëmijët, po tregonim dje ngjarjen dhe ajo e kuptoi dhe filloi duke qarë dhe tha se shoferët duhet të ecin avash. Edhe unë kam ecur ndonjëherë shpejt, për ndonjë urgjencë, po tani e mbrapa duhet të ecim super super avash, sepse ja çfarë ndodh. Nuk duhet të ndodhte kështu“, tha ai.

Ditën e sotme u përcollën për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi. Familja me 4 anëtarë, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre u shuan mëngjesin e djeshëm në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën nga goditja fatale e Audit të zi, me targë AA 107 XX, ku ndodheshin Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e njohur si “Kripa” në orën 08:23. Aksidenti dyshohet se ka si pasojë goditjen e fortë që automjeti tip Audi, i ka bërë familjes që ndodhej në makinën tip “Toyota”, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 3 anëtarëve të familjes dhe të vajzës së tyre të vogël, disa minuta më pas, pasi ajo u nxorr nga automjeti i copëtuar.