RajoniTop Lajme

​Gjenerali Clark pritet me nderime të larta

Shpërndaje

Wesley Clark pritet me nderime të larta.

Me nderime të larta shtetërore është pritur në Ministrinë e Mbrojtjes ish-komandanti Suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark i cili po qëndron sot për vizitë në Kosovë.

Gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve vjen në Kosovë me ftesë të ministrit Mehaj, me të cilin tashmë janë duke zhvilluar një takim.

Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.