Balje pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë: Jam krenare me shtetin tim
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e SDU-së, Duda Balje, u shpreh e lumtur për miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Balje postoi një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku shihet me dokument në dorë dhe thotë se është krenare me shtetin e Kosovës.
Deputetja thotë se në këtë mënyrë nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme në Srebrenicë, të vërtetën dhe drejtësinë.
Postimi i plotë i Duda Baljes:
“Të nderuar, sot në Kuvendin e Kosovës, me rastin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, u miratua me 89 vota pro Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.
Jam krenare për shtetin tim, për pjekurinë dhe vetëdijen tonë që në këtë mënyrë i nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme në Srebrenicë, të vërtetën dhe drejtësinë.
Për aq kohë sa nuk jeni të fortë për ta parë realitetin në sy, çdo hap përpara është i rremë.
Ne jemi gati!”.