MaqedoniTop Lajme

Milikije Halimi do të garojë për mandatin e dytë në Haraçinë, Shilegov në Shkup – LSDM shpalosi emrat e 30 kandidatëve të parë

Shpërndaje

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sonte ka shpalosur emrat e 30 kandidatëve të parë të kësaj partie për zgjedhjet lokale, shkruan gazeta Lajm.

Petre Shilegov do të rikandidojë në Shkup, ndërsa në Haraçinë, LSDM-ja sërish do të garojë me kryetaren aktuale, Milikije Halimi. Në komunën e Butelit, Velimir Smilevski do të kërkojë mandatin e dytë. Zaev bëri të ditur se janë dorëzuar 630 kandidatura për kryetar komunash dhe 5000 për këshilltarë komunal.

Emrat e disa kandidatëve që morën dritë jeshile nga Këshilli i Përgjithshëm i LSDM-së:

Pero Kostadinov, Valandov,
Milikije Halime, Haraçinë
Velimir Smilevski, Butel
Sasho Jnakovski, Vevçani
Robert Beshovski, Gradsko
Llaze Petrov, Demir Kapi
Jordan Nasev, Karbinci
Bllagojçe Iliev, Konçe
Ace Vellkovski, Llozovo
Kostadin Georgievski, Ohër
Zhivko Gosharevski, Resnjë
Stojan Nikollov, Rosoman
Goran Stojanovski, Çashka
Sashko Nikollov, Shtip
Petre Shilegov, Qyteti i Shkupit