Rama publikon, panoramën e bajpasit të Vlorës dhe rrugën që do i çojë turistët në alpet e Shqipërisë
Pas By-Passit të Vlorës, Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të një tjetër aksi që të çon në një tjetër destinacion turistik, në veri të vendit në Theth.
Kryeministri shkruan në një status në rrjetin social Facebook se rruga Qaf Thorë – Theth, pritet të rrisë aksesin dhe sigurinë për turistët që i afrohen luginës së Thethit.
Ai shton se puna do të vijojë pa u ndalur për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e by-pass-it të Vlorës, për të cilin thotë se është hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit, por njëkohësisht është një destiancion i ri për t’u zbuluar.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë🙏
***nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin”, shkruan Rama.