MaqedoniTop Lajme

Kryeparlamentari Xhaferi sot shpall zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhasferi sot pritet të shpall zgjedhjet lokale, që janë planifikuar të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Partitë politike veçmë janë aktive në terren dhe se po vazhdojnë me aktivitete politike. Po ashtu deri tani janë shpallur edhe koalicionime parazgjedhore, ashtu që LSDM ka shpallur koalicionimet me BDI, Lëvizjen BESA dhe PDSH, për përkrahje të ndërsjelltë në disa komuna, një pjesë tek të cilat nga raundi i pare dhe përkrahje në raundin e dytë, përcjell INA.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE do të jetë në koalicion me partitë më të vogla opozitare, por duke mos përjashtuar mundësinë e përkrahjes së ndërsjelltë edhe me partitë opozitare shqiptare ASH-AAA.

Koalicioni opozitar shqiptar ASH-AAA ka bërë të ditur se do të dalin të vetme në këto zgjedhje, duke shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në raundin e dytë.