RajoniTop Lajme

Shembet pallati 5 katësh në Dhërmi, Rama: Operacioni “Bregdeti Ynë”

Shpërndaje

Pas ndërprerjes për shkak të sezonit turistik, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit, kanë rinisur sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje.

Fadromat e IKMT-së janë ndalur në Dhërmi ku ka nisur prishja e dy objekteve, njëri prej të cilëve një ndërtim 5-katësh, i cili sipas autoriteteve shtetërore është në tejkalim të lejes së ndërtimit.

Ndërkohë që subjekti ndërtues pretendon se objekti në fjalë është me leje dhe brenda kritereve përkatëse.

Për këtë avokati i këtij subjekti ka depozituar një kallëzim penal në drejtim të Bashkisë së Himarës, dy inspektorëve dhe IKMT.

Në fazën e parë të operacionit u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.

Postimi nga Rama:

✋🚔👮‍♂️Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”

Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim👊
*së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike🌊🌞

#ShqipëriaeArdhmjaJonë🇦🇱☀️