Osmani takon presidentin e Zvicrës: Së shpejti do kemi marrëveshje për tregti të lirë
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin zviceran Guy Parmelin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks në sektorin e ekonomisë, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë.
“Marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë tashmë kanë krijuar bazë të fuqishme për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit, prandaj edhe biseda jonë u fokusua në zgjerimin e këtij bashkëpunimi në sektorin ekonomik, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.
Po ashtu presidentja Osmani ka paralajmëruar nënshkrimin e një marrëveshjeje për tregti të lirë ndërmjet dy vendeve.
“Dy vendet tona tashmë po negociojnë nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë dhe kjo do të zgjerojë lidhjet tona ekonomike të cilat tashmë kanë ngritje të madhe falë mërgatës sonë të jashtëzakonshme”, ka përfunduar ajo.
Osmani po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës.
Njoftimi i plotë: