Kryeministri Rama flet pas ndryshimeve në Qeveri: Cilat do të jenë prioritetet e mandatit të tretë
Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e së enjtes i ftuar në ‘Opinion’. Duke folur për herë të parë pas ndryshimeve në qeveri, shefi i ekzekutivit deklaroi dy prioritete të mandatit të 3 qeverisës. Në këtë aspekt, Rama përmendi turizmin dhe energjetikën.
“Do duhet të bëni pak durim që kjo skuadër të shkojë në Parlament. Aty do të shpaloset dhe programi i qeverisë. Së pari, ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizmin. Së dyti, ne duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekadë eksportuese neto e energjisë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.