Vdes shtatzëna nga Vushtrria, ishte infektuar me koronavirus
Mbrëmë ka vd*ekur një grua shtatzënë bashkë me foshnjën e porsalindur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Bëhet fjalë për Liberta Selacin nga Banjska e Vushtrrisë.
Lajmi për v*dekjen e saj e kanë dhënë edhe familjarët.
Mek Selaci i afërm i Libertës, ka shkruar se va*rrimi bëhet sot në va*rrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë dhe nuk do të ketë të pame.
NJOFTIM!
Te nderuar dashamire, shoqeri e familjar
Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.
Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.
Shpirtin na e keputi, duke na lene nje va*rre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.
Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.
Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!
Va*rrimi behet ne va*rrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.
Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.
Me dhimbje te thelle,
Familja Selaci dhe Hasani