Qeveria me vendim: Pengohet keqpërdorimi i automjeteve zyrtare
Në seancën e sotme qeveritare, me iniciativë të Zv/Kryeministrit për Luftë Kundër Korrupsionit, Lupco Nikolovskit, është miratuar vendimi i ri më të cilin definohet dhe rregullohet shfrytëzimi i veturave zyrtare në pronësi të shtetit.
“Me rregulloret e reja, cdo shfrytëzim i veturave zyrtare duhet të miratohet, arsyetohet dhe të jetë në bashkëveprim me misionin, qëllimet e punës së organit shtetëror dhe kompetencave të tij” – ka thënë Nikolovski.
Vendimi është bërë që të eleminohen keqpërdorimet potenciale të veturave zyrtare, respektivisht shfrytëzimi i resurseve publike për qëllime private. Sistemi i ri për ndjekjen e shfrytëzimit të automjeteve zyrtare dhe mënyra se si sigurohen lejet e shfrytëzimit, mundëson detektim të lehtë të parregullsive dhe sanksionimin e tyre.