RajoniTop Lajme

Shqipëria, ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në rajon

Shpërndaje

Çmimi i karburanteve në Shqipëri është rritur në muajt e fundit. Euronews Albania ka vëzhguar situatën në terren për të parë si ka ndikuar kjo rritje në xhepin e konsumatorit.

Me të njëjtën sasi parash provuam të furnizoheshim me karburant në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Me 20 euro në të tre shtetet, por sasia e litrave ndryshoi. Në Shqipëri u blenë 13.9 litra naftë, në Kosovë 17.2 litra, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 19.5 litra.

Brenda tregut vendas ka ndryshime në çmime, por sidoqoftë në Maqedoninë e Veriut ishte nafta më e lirë, më pas në Kosovë e në fund në Shqipëri.

Pra, një qytetar në Shqipëri furnizohet me 3.2 litër më pak se në Kosovë dhe 5.6 litër më pak se në Maqedoninë e Veriut. /euronews.al