Ministria e Shëndetësisë: Për momentin janë 10 viktima, numri mund të rritet
Për momentin ministria ka konfirmuar se në shpërthimin e zjarrit që ka ndodhur në Tetovë jetën e kanë humbur 10 persona, por ata shtojnë se numri mund të rritet.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë apeluar nga mediat që mos të spekulohet me numrin e viktimave.
“Të gjitha informacionet do t’i japim me kohë” kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe:
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes Twitter ka njoftuar se zyrtarisht ka 10 viktima nga tragjedia në Tetovë, por që numri i viktimave mund të rritet.
“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Twitter.