Sërish do të ketë shtrenjtim të çmimeve të bukës dhe vajit në Maqedoninë e Veriut
Çmimet e miellit dhe bukës do të rriten edhe më tej në Maqedoninë e Veriut. Një pjesë e furrave private kanë shtrenjtuar çmimet, por sipas mullinxhinjëve dhe importuesve të miellit, edhe furrat e tjera do të bëjnë rritjen e çmimeve. Me këtë siç paralajmërohet do të ketë edhe shtrenjtim të çmimit të vajit.
Çmimi i vajit do të shtrenjtohet, pasi që edhe çmimi aktual prej rreth 90 denarëve për liter nuk është me leverdi për prodhuesit, pasi që janë shtrenjtuar edhe çmimet e importit.
Goran Malishiq, kryetar i Industrisë së Mullinjëve dhe Furrave pranë Odës Ekonomike në Maqedoninë e Veriut theksoi për gazetën se aktualisht kemi rritje drastike të çmimeve të grurit në bursat botërore. Sipas tij, me fillimin e pandemisë kemi rritje të çmimit për 20 për qind, dhe se tani ka rritje shtesë.