RajoniTop Lajme

Yuri Kim: Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër

Shpërndaje

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim foli sot për mikpritjen shqiptare teksa merrte pjesë në një event kulturor për lidhjet e vendit tonë me Izraelin.

Diplomatja amerikane tha se “sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër” dhe shtoi:

“Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikpritjes dhe kurajos.

Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani.

Kur bota kalon në situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër. Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qenie njerëzore, nëse do të rastisë të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri.

Këto janë mësime që duhet t’i mësojë bota nga ky vend i vogël… Është një vend i vogël me zemër të madhe”, u shpreh Yuri Kim.