Përfundon afati për listat e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunash
Sot është afati i fundit që Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) të konfirmojnë zyrtarisht të gjitha listat e kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë të këshillave komunal dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit të paraqitur nga partitë politike, koalicionet dhe grupet e qytetarëve për të marrë pjesë në vend zgjedhjet e caktuara për 17 tetor.
KKZ-të i dorëzojnë listat e konfirmuara Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i cili ka afat deri më 23 shtator për të hedhur shortin për renditjen e tyre në fletëvotime.