Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët dënon arrestimet e djeshme që janë bërë gjatë një proteste në Tetovë.

“Janë dhjetëra raste dhe tragjedi në të cilat kanë humbur jetën dhe janë dëmtuar në forma të ndryshme shume qytetarë, si pasojë e qeverisjeve të njëpasnjëshme të BDI-së dhe në asnjë prej tyre nuk ka të arrestuar.

Janë 14 bashkëqytetarë tanë të djegur në zjarr në spitalin modular në Tetovë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar e as të
shkarkuar”, thonë nga ASh.

Nga atje thonë se kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për të gjitha këto tragjedi, policia dhe pushteti janë të shpejtë në arrestimin dhe përndjeken e tyre.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër arrestimin dhe çdo lloj tjetër të presionit ndaj çdo qytetari dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve.

Protesta është e drejtë demokratike dhe sigurohet me kushtetutë, ndërsa revolta e shprehur në to është vetëm refleksion i pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale. Në protestë kishte familjarë që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ju bëjmë me dije se as opozitën dhe as qytetarët nuk mund t’i frikësoni dhe demotivoni nga beteja për drejtësi dhe përgjegjësi. Çdo presion i juaji do të ju kthehet si bumerang”, thuhet në deklaratën e ASH-së.