Maqedoni

1 milion qytetar të regjistruar, Grubi: Procesi po vazhdon pa asnjë pengesë

Shpërndaje

Pasi Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) informoi se sot janë regjistruar mbi një milion qytetarë, Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka theksuar se hyjmë në fazën e fundit të regjistrimit i cili me sukses zbatohet pas 20 vitesh.

“Regjistrimi i popullsisë po vazhdon pa asnjë pengesë dhe sipas rendit e intensitetit të planifikuar. Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetar. Qytetarët tanë të cilët eventualisht mund të përballen me paqartësi lidhur me procesin e regjistrimit, lirisht mund të paraqiten në Byronë për Regjistrim dhe në numrat e telefonit të publikuara në popis.stat.gov.mk. Diaspora vazhdon të regjistrohet në: https://census.stat.gov.mk”, ka shkruar Grubi.