Zjarri në spitalin modular në Tetovë, Ruskovska: Hetojmë vetëm furnizimet publike
Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska në një intervistë dhënë për Europa e Lirë ka pohuar se është akoma herët të detektohet nëse dikush duhet apo do të mbanë përgjegjësi për zjarin e shkaktuar në spitalin modual, por jo të gjithë hetimin, por vetëm pjesën e furnizimeve publike e cila është edhe pjesa që ka të drejt të heton kjo prokurori.
“Me të vërtet qysh parakohe nuk mund të them se vallë a do të ketë përgjegjësi, pra këtë pjesë fillimishtë duhet ta pastrojmë, nëse ka ndonjë përgjegjësi respektivishtë nëse është shkelur ligji për furnizimet publike, sepse për spitalet modulare është sjellë ligj i veçant, dhe nëse në këtë pjesë konstatojmë se ka pasë shkelje të ligjit atëher do të vendosim kë do ta thirim në bisedë informative, apo kë do ta thirrim për procedurat tjera. Por e gjithë pjesa tjetër është procedurë e cila është duke hetuar Gjykata Themelore në Tetovë” – tha Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska.
Ruskovska poashtu potencoi se Prokuroria të cilën ajo e drejton nuk mund të ftonë asnjë person as në cilësinë e dëshmitarit, apo dikë si të dyshuar për zjarin në spitalin modular në Tetovë, sepse kjo Prokurori nuk është duke e hetuar rastin. Sipas Ruskovës përgjegjësia dhe hetimi i kësaj prokurorie do të jetë vetëm pjesa e furnizimeve publike.
“Ne nuk mund të ftojmë dëshmitarë sepse në nuk jemi duke e bërë hetimin për zjarin, pjesa jonë është vetëm pjesa e furnizimeve publike se si ka ecë procedura e këtyre spitaleve modulare a janë respektuar ligjet, pra të gjitha këto dokumente duhet të meren dhe të shihen se në qfar procedura kanë kaluar këto spitale modulare dhe pastaj të sillet vendim se qka mëtutje” – u shpreh Ruskovska.
Zjari në Spitalin modular më pastaj protestat dhe arrestimet ende po e trazojnë opinionin.