Regjistrimi do të jetë i suksesshëm, pohon Zaevi, Mickoski thotë ka probleme
Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaevi është i bindur se regjistrimi do të përfundojë me sukses, kundrejt kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i cili konsideron se ka probleme.
Ne regjistrimin do ta zbatojmë dhe ky është dallimi midis pushtetit të tanishëm dhe pushtetit të VMRO-DPMNE-së, tha Zaevi.
Mickoski iu përgjigj se në vitin 2011, kur regjistrimi u ndërpre, në pushtet ishte edhe partneri aktual i koalicionit qeveritar BDI.
“Regjistrimi këtë herë do të ketë sukses. Deri tani janë regjistruar mbi 1,1 milionë qytetarë, ndërsa na mbesin edhe dhjetë ditë. Kundrejt pohimit të opozitës dhe të Mickoskit se ka infektim masiv, e dëshmuam të kundërtën. Dëshmuam se edhe gjatë Kovidit ky operacion statistikor mund të zbatohet. Populli është i ndërgjegjshëm, respektohen të gjitha masat dhe protokollet. Regjistrimi mund të realizohet nëse dëshirohet. Ky është dallimi i madh midis këtij pushteti dhe pushtetit të VMRO-DPMNE-së i cili nuk arriti të zbatojë regjistrim”, theksoi Zaevi.
Sipas Mickoskit, aplikimi vazhdimisht binte në 15 ditët e kaluara.
“Regjistrimi ka shumë probleme edhe atë Zaevi e di. Aplikimi vazhdimisht binte në 15 ditët e kaluara dhe regjistruesit në terren nuk mund ta përdornin 24 orë, ky është fakt”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski u përqendrua edhe te E Majta. Nga një anë e keni Zaevin i cili thotë se ka regjistrim dhe bën thirrje në regjistrim, nga ana tjetër i keni të Majtët të cilët punojnë aktivisht që të mos ketë sukses regjistrimi. Çfarë ka të përbashkët midis njëri-tjetrit. para vitit të ri Zaevi duke u përgjigjur në një pyetje të kryetarit të asaj partie politike, shtroi kundërpyetje nëse është e saktë apo jo se i ka siguruar mjete logjistike dhe financiare që të punojnë kundër VMRO-DPMNE-së dhe se i është premtuar se nëse fitojnë deputetë do t’i mbështesë politikat e LSDM-së, tha Mickoski.
Zaevi iu përgjigj se i nënvlerëson popullin.
“A mendoni se do t’u kalojë teza që LSDM fshehtë me të Majtën e bllokuan regjistrimin? Mos u mundoni ta nënvlerësoni popullin, sot gjithçka është publike dhe transparente. Mos flisni të pavërteta. Të gjithë e dimë se kush bashkëpunon me të Majtën, cilat janë strukturat radikale, ju edhe publikisht u bëni thirrje në koalicion, në bashkëpunim. Vendosni a jeni për regjistrim apo kundër tij, a jeni për emrin kushtetues apo kundër? Përfundimisht, duhet të keni politika përgjegjëse”, i porositi Zaev liderit të VMRO-DPMNE-së Mickoski.
Në lidhje me diasporën, Zaev potencon se vlejnë standardet e EUROSTAT.
“Të gjithë ata janë qytetarë tanë dhe të gjithë hyjnë në regjistrim vetëm qartë kufizohet: cilët janë rezident, cilët janë jorezident”, tha kryeministri dhe lider i LSDM-së.
Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE do t’i pranojë rezultatet e regjistrimit, Mickoski nuk u përgjigj konkretisht.
“Si mund të pranojmë diçka që nuk e kemi parë? Së pari ka periudhë kur do të kryqëzohet ajo me bazat e të dhënave. Për një vit prej tani do të dalin ato të dhëna. Por, kontrolli i parë do të jenë zgjedhjet lokale dhe terminalet finger print”, theksoi lideri opozitar.
Në atë Zaev tha se VMRO-DPMNE ka premtuar se do t’i pranojnë rezultatet.