SPB Tetovë: Është zbardhur incidenti në Medresenë “Isa Beu”
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se e ka zbardhur rastin me dritaret e dëmtuara në Shkollën e Mesme Teologjike Medreseja “Isa Beu” në Tetovë.
Nga SPB thonë në lidhje me këtë rast është arrestuar një person 41-vjeçar, nga Tetova.
“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka zbardhur rastin me disa dritare të dëmtuara të Shkollës së Mesme Teologjike Medreseja “Isa Beu” në Tetovë, e cila është raportuar dje (20-shtator) në orën 09.00. I dyshuar se me armë zjarri e ka kryer dëmtimin 41-vjeçari B.M. nga Tetova”.
“I njëjti dje rreth orës 18:30 është thirrur në Stacionin Policor të Tetovës, ku i është konfiskuar pistoleta “CZ” me një kornizë me 12 plumba të kalibrit 9mm për ekspertizë dhe pasi të dokumentohet plotësisht rasti, do të përgatitet një parashtresë adekuate sipas nenit 288 të Kodit Penal për “Shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/