Pronarët e “BioNTech” Sahin dhe Tureci nderohen me Çmimin “Paul Ehrlich” për vaksinën antiCovid
Çmimi “Paul Ehrlich dhe Ludwig Darmstaedter 2022”, i cili pranohet si një nga çmimet e rëndësishme të botës mjekësore në Gjermani, iu dha doktor Ozlem Tureci, profesorit Ugur Sahin me origjinë turke dhe profesorit me origjinë hungareze Katalin Kariko, të cilët krijuan vaksinën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).
Sipas deklaratës së publikuar nga Fondacioni “Paul Ehrlich” në Gjermani thuhet: “Sahin, Tureci dhe Kariko u nderuan me çmimin 2022 Paul Ehrlich dhe Ludwig Darmstaedter për vizionin dhe këmbënguljen e tyre në zhvillimin e RNA-së lajmëtare (mRNA) si parim në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.”
“Tre fituesit e çmimeve nderohen për arritjet e tyre në zhvillimin e RNA-së lajmëtare (mRNA) për qëllime parandaluese dhe terapeutike. Ata kanë krijuar një platformë teknologjike që ka të ngjarë të nisë ndryshimin rrënjësor në disa fusha të mjekësisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Sahin dhe Tureci, bashkëthemeluesit e “BioNTech”, kompanisë gjermane të bioteknologjisë që krijoi vaksinën Covid-19, dhe Katalin Kariko, presidenti i dytë i kompanisë, do të marrin çmimin në vlerë 120.000 euro në një ceremoni që do të organizohet në Frankfurt më 14 mars 2022./TRT