RajoniTop Lajme

Shqipëri: 1.7 milion qytetarë vaksinohen kundër COVID-19

Shpërndaje

Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar plotë një milion e 700 mijë qytetarë kundër COVID-19. Këtë e ka njoftuar kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi ne Facebook dhe gjithashtu ka bërë apel për vaksinim, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Vaksinohu sot, mbro shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë.” shkruante në postimin e Ramës.

Derisa në Shqipëri prej datës 1 shtator filloi vaksinimi i hapur për qytetarët e moshave mbi 18-vjeç. Në anën tjetër autoritetet e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për ekipet mjekësore, stafin e arsimtarëve dhe studentët, masë kjo që pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji.